Pas rezultatit të fuqishwm të së majtës ekstreme në zgjedhjet e djeshme parlamentare franceze, kryetari i partisë Yisrael Beytenu, Avigdor Liberman u bëri thirrje hebrenjve francezë që të “largohen nga Franca dhe të emigrojnë në shtetin e Izraelit”, duke shtuar se “nuk ka kohë” për të humbur.

Asnjë parti nuk fitoi shumicën në raundin e dytë të zgjedhjeve parlamentare të Francës të dielën, në Asamblenë Kombëtare me 577 deputetë, transmeton Ballkani.info.

Sipas Le Monde, aleanca e majtë e Frontit të Ri Popullor fitoi 182 vende, ndërsa Ansambli i qendrës, i mbështetur nga presidenti Emmanuel Macron, fitoi 168.

Pas zgjedhjeve, Jean-Luc Melenchon, lideri i së majtës ekstreme franceze, premtoi të “njohte shtetin e Palestinës”.

Mélenchon, thotë Liberman, “u bë i famshëm për deklaratat e shumta kundër hebrenjve dhe shtetit të Izraelit. Partia e tij mbron antisemitizmin e pastër dhe shpreh një rritje të konsiderueshme të urrejtjes ndaj Izraelit dhe antisemitizmit.”

Duke trajtuar mundësinë e bashkimit kundër Netanyahut në të djathtën politike, Lieberman thotë se aktualisht nuk ka bisedime për vendet në një listë të mundshme të unifikuar edhe pse “të gjithë po flasin me të gjithë dhe ka një atmosferë të mirë”.

Sipas vlerësimeve, rreth 500,000 hebrenj jetojnë në Francë. Sipas Ligjit të Kthimit të Izraelit, të gjithë hebrenjtë mund të marrin nënshtetësinë izraelite. /Ballkani.info/