Pete Buttigieg

Politikani homoseksual, kandidat për president të Amerikës

Pete Buttigieg, një kryebashkiak i ri që ka shpallur hapur homoseksualitetin e tij dhe ish-ushtarak, njoftoi sot se do të vendosë kandidaturën për presidencialet amerikane të vitit 2020.

“Kam krijuar një komitet shqyrtues presidencial sepse ne jemi në çastin e guximit dhe se është koha të përqendrohemi tek e ardhmja. A jeni gati t’i thoni lamtumirë politikave të së shkuarës?”, shkruan Pete Buttigieg në “Twitter”.

Pak i njohur, Pete Buttigieg është shumë poshtë në sondazhe, theksojnë analistët që, megjithatë, vlerësojnë talentet e tij të mëdha prej oratori dhe historinë e tij personale të jashtëzakonshme.