Politika suedeze po “zien” nga një video e publikuar ditët e fundit.

Në video shihet sesi një politikan me prejardhje nga Ballkani, Darko Mamkovic, thith kokainë në një klub.

Sipas mediave të huaja, 52-vjeçari nuk e ka mohuar se është kapur duke pirë drogë.

“Ka qenë një gabim që e kam bërë derisa isha nën ndikim të alkoolit në një aheng. Personi që më ka dhënë këtë substancë po kërkon diçka në këmbim të materialit komprometues”.

Mamkovic duket i ulur në divan dhe në tavolinë mban disa pije energjike, por edhe pluhur të bardhë, që pretendohet të jetë kokainë.

Për këtë ngjarje po diskutohet në Partinë Socialdemokrate të Suedisë.