Politikanët në Kosovë që jetojnë me dy gra

Në shumë shtete perendimore, poligamia është e ndaluar me ligj. Në Kosovë, legjislacioni në fuqi nuk e lejon martesën me më shumë se një person.

Por disa nga politikanët e vendit tonë, preferojnë poligaminë duke e shkelur ligjin.

Disa nga këta politikanë në kulmin e karrierës së tyre vendosen të bashkëjetojnë me aktore, modele por pa u divorcuar nga gratë. Këta politikanë kosovarë janë Agim Çeku, Blerim Shala dhe Sami Lushtaku.

Në fotografi, Agim Ceku

Agim Çeku-në kohën sa ishte kryeministër, ish pjesmarrëse në Miss Kosova, Mimoza Hargji i rrembeu zemrën kështu që ai vendosi të bashkëjetojë me bukuroshen përkundër faktit që ishte i martuar dhe kishte dy djem të rritur.

Në fotografi, Blerim Shala

Blerim Shala- është politikani tjetër i cili dashurinë e tij e ndanë me dy gra. Ai zgjedhi aktoren, Aurita Agushin si grua të dytë në kohën kur ai ishte kordinatori i ekipit të unitetit gjatë negociatave për statusin final të Kosovës. Politikani Shala, ka dy fëmijë me aktoren.

Në fotografi, Sami Lushtaku

Sami Lushtaku-Ish kryetari i komunës së Skenderajt me gruan e parë jeton në Skenderaj, kurse me të dytën në Prishtinë. Më sa duket besnikëria që i bëhet bashkëshortes, ditën e martesës me kalimin e kohës zbehet ose harrohet ose me thënë të drejtën këta politikanë japin këtë shembull.