Politika e Putinit, indoktrinimi i të rinjve nga kopshti për të luftuar për Rusinë FOTO

Një shesh lojërash për fëmijë në Rusinë veriore ka rindezur debatin mbi militarizimin e të rinjve rusë mes përpjekjeve të presidentit, Vladimir Putin, për të çimentuar patriotizmin si një ide unifikuese kombëtare.

Në këtë shesh të fëmijërve, lodrat janë mjete luftarake, duke i indoktrinuar fëmijët qysh në vegjëli për luftën. Përdoruesit e mediave sociale i ndanë imazhet e sheshit të lojërave “Silovichok”, në qytetin Arkhangelsk.

“Ata nuk po futin atdhedashuri nga fëmijëria, por dhunë dhe luftë që nga vegjëlia”, shkroi aktivisti dhe blogeri popullor, Ilya Varlamov, duke komentuar një tabelë në “Silovichok” që përshkruan fëmijët të veshur me uniforma, shkruan Ballkani.info.

Debatet e ndezura mbi militarizimin e të rinjve rusë datojnë që nga krijimi i Ushtrisë së Rinisë nga Vladimir Putin në vitin 2015, e që shpesh është krahasuar me Rininë Hitleri, që po ashtu e kishte krijuar themeluesi i fashizmit dhe vrasësi më gjakatar në histori të njerëzimit.

Këtë vit, Putini ka lëvizur për të shtuar historinë e luftës dhe patriotizmin në programin shkollor kombëtar dhe vitin e kaluar filloi dërgimin e të miturve delikuentë në kampe ushtarak-patriotike të riedukimit.

Gjithashtu në 2019, televizioni shtetëror rus filloi një kanal që synonte shikuesit e rinj me mbulim 24/7 të Luftës së Dytë Botërore. Këto përpjekje janë shoqëruar nga një numër në rritje i raporteve të lajmeve të fëmijëve shkollorë rusë që u mësohen të mbledhin armë dhe të marshojnë ndërsa dhurojnë uniforma ushtarake dhe mbajnë pushkë plastike, që ngjajnë me të vërteta. /Ballkani.info/