Donika Gërvalla, nuk e matë politikën e jashtme me kile të pasulit. Kështu deklaroi ajo në një intervistën televizive. Por ndonëse për një vit në krye të diplomacisë nuk i ka sjellur vendit asnjë njohje as anëtarësim në ndonjë organizatë ndërkombëtare, nuk tregoi se me çka tjetër e matë ajo politikën e jashtme.

Kryediplomatja kosovare Donika Gërvalla, për një vit në qeveri nuk i solli vendit asnjë njohje, por përkundër kësaj tallet duke dhënë deklarata skandaloze për mos punën e saj.

Të marten në një paraqitje televizive deklaroi se “Politika e jashtme nuk matet me kile pasuli”.

“Kemi dëshmuar që kemi arritur të ngrejmë marrëdhëniet e Kosovës në rrafshin ndërkombëtar në një pozicion tjetër. Po të lexoni sot letrën e Joe Biden për 14 vjetorin e pavarësisë do të shihni që Kosova për herë të parë përmendet për kontributin e saj në skenenë në arenën ndërkombëtare. Ky është realiteti. Politika e jashtme nuk matet me kile pasuli”, tha ajo.