Policia jep detaje për bastisjen e shtëpisë së Ristiqit

Policia e Kosovës mëngjesin e sotëm ka vazhduar aksionin e saj në Ranillug. Aty është bastisur shtëpia e asamblistit komunal të kësaj komune, Ivan Ristiqit.

Këtë aksion të policisë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë, Baki Kelani.

Kelani ka thënë se bastisja është kryer bazuar në urdhëresën e lëshuar nga gjykata.

“Mund të konfirmojmë se Policia e Kosovës bazuar në urdhëresën e lëshuar nga Gjykata kompetente, ka realizuar një bastisje në shtëpi private, në një fshat të komunës së Ranillugut”, ka thënë Kelani.

Ai ka shtuar se detaje tjera do të japin pas përfundimit të operacionit.

loading…