Një video e xhiruar diku në Serbi është bërë virale në rrjetet sociale.

Në pamje shihen policët serbë duke arrestuar një burrë, por duket se plani i tyre nuk ka shkuar ashtu siç e kishin parashikuar.

Pasi e futën burrin në veturën e policisë, ai arriti të arratiset në mënyrë befasuese, duke dalë nga dera tjetër e makinës – me një lëvizje të shpejtë dhe thuajse pa u vënë re.

@euronews.al Policia serbe arreston të riun, e fusin në makinë, por u del nga dera tjetër#fyp #viral #viraltiktok #euronewsalbania ♬ original sound – euronews_al