Policia jep detaje për grabitjen e armatosur të bankës në Prishtinë

Selia e një banke në magjistralen Prishtinë-Ferizaj është plaçkitur pak minuta më parë, nga disa persona të armatosur.

Ballkani.info raporton se plaçkitja e armatosur ka ndodhur gjatë kohës kur në bankë po futeshin para me thasë nga jashtë.

Plaçkitja ka ndodhur përkundër se paratë në bankë silleshin me kombi nga pjesëtarët e sigurimit të bankës.

Rasti për Ballkani.info është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

Plaçkitja ka ndodhur rreth orës 15:00. Plaçkitësit kanë arritur të largohen menjëherë nga nga vendi i ngjarjes.

Filiali i bankës e cila është plaçkitur është e “Teb Banka”.

Në muajt e fundit, rastet plaçkitjeve të armatosura të bankave në Kosovë janë rritur dukshëm.

Kujtojmë se para pak muajve një pjesëtarë i policisë në Istog u vra, derisa disa plaçkitës të armatosur po vidhnin në një bankë në këtë qytezë. /Ballkani.info