Vrasje

Policia turke kërkon në ‘Pyllin e Beogradit’ për gazetarin e vrarë saudit

Policia turke po kërkon në një zonë pyjore jashtë Stambollit, si dhe një fermë përgjatë detit të Marmarasë për trupin ose pjesë të trupit të gazetarit të zhdukur, Jamal Khashoggi, sipas raporteve lokale.

Hetuesit thuhet se kanë mbledhur imazhe të kamerave të sigurisë nga hyrja në “Pyllin e Beogradit” në veri të qytetit mes frikës së trupi i shkrimtarit saudit që jetonte në SHBA është hedhur atje.

Ata thuhet gjithashtu po përgatiten të “gërmojnë” një pronë në provincën Yalova, ku një nga automjetet e lidhura me skuadrën e vdekjes së ardhur nga Arabia Saudite.

Khashoggi, 60 vjeç, u zhduk pasi hyri në konsullatën saudite në Stamboll dy javë më parë ndërsa thuhet se është torturuar dhe vrarë në ndërtesë.

Raporti i televizionit turk NTV për kërkimin në pyll vjen pas pohimeve se një 15 sauditët që fluturuan nga Arabia për në Stamboll, u vra në një aksident automobilistik “të dyshimtë”.

Meshal Saad M. Albostani, toger i Forcave Ajrore Mbretërore Saudite, thuhet se ka vdekur në kryeqytetin Riyadh.