Policia e Kosovës ka njoftuar se situata në veri në orët e para të votimit në katër komunat veriore të Kosovës është e qetë.

Kështu ka njoftuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani.

“Situata është e qetë’, ka thënë shkurt Elshani.

Kujtojmë se sot në veri është duke u votuar për apo kundër largimit të katër kryetarëve shqiptarë në komunat veriore të Kosovës.

Shumica e qendrave të votimit janë hapur nga ora 07:00 deri në 19:00.

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, kishte deklaruar se do të jenë të gatshme t’i ndihmojnë KQZ-së për të organizuar një votim të mirë dhe paqësor.