Policia thotë se Remzije Mustafa u gjet në një shtëpi të pabanuar në Prishtinë

Remzije Mustafa e cila ishte zhdukur që nga 7 nëntori është gjetur në një shtëpi të pabanuar në rrugën “Sali Nivica” në Prishtinë.

Këtë e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.

Ai thotë se në vendngjarje është ftuar emergjenca dhe familjarët e së zhdukurës.

“Policia në ora 20:26, në një shtëpi të pabanuar në rrugën ‘Sali Nivica’ në Prishtinë ka gjetur një grua që dyshohet të jetë Remzije M. Policia është në vend ngjarje, aty është ftuar emergjenca dhe familjarët e së zhdukurës. Policia falënderon qytetarët për bashkëpunim”, ka thënë ai.

loading…