Policia sjell në gjykatë rusin e arrestuar, ky është reagimi i Moskës

Ambasada e Rusisë në Beograd ka dënuar ashpër veprimin e policisë së Republikës së Kosovës në veri të Mitrovicës.

Gjatë këtij aksioni, njësitet policore të Kosovës kanë arrestuar edhe një shtetas rus, i cili është punonjës i UNMIK-ut, shkruan Ballkani.info.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i ambasadës ruse në Beograd.

“Ne e dënojmë sulmin e forcave special të Kosovës në veri, vend ky i populluar nga serbët. Kjo është jashtëzakonisht e rrezikshme dhe është në kundërshtim me të gjitha marrëveshjet ekzistuese. Ne jemi të revoltuar nga provokimi i autoriteteve të Prishtinës në lidhje me një shtetas rus, i cili është bashkëpuntor i UNMIK-ut, i quajtur Mihailo Krasnoschekov”, thuhet ndër të tjerash në reagimin e Ambasadës ruse.

Kujtojmë se aksioni i policisë ka filluar në orët e hershme të mëngjesit, me ç’rast janë arrestuar rreth 23 persona, të dyshuar për veprimtari kriminale. /Ballkani.info