Policia shënon sukses, arreston të dyshuarin e fotografisë

Policia e Kosovës në rajonin e Gjakovës ka arrestuar të dyshuarin për vjedhje të rënda që kanë ndodhur gjatë vitit 2018.

Burime të KALLXO.com kanë bërë të ditur se i dyshuari që ishte në kërkim të policisë është arrestuar gjatë ditës së sotme.

Pas sigurimit të disa fotografive të të dyshuarit nga kamerat e sigurisë në njërin nga rastet e vjedhjeve, Policia kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve në identifikimin e tij.