Tre punëtorë të “Bechtel & Enka-s” janë lënduar, kur një pjesë e vinçit në punimet për autostradën “Arbën Xhaferi” ka rënë përtokë.
Incidenti ka ndodhur në vendin e njohur si Uji i Thartë në Hanin e Elezit.
Zëdhënësi në Policinë e Kosovës për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi, ka thënë se të tre të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së premtes.
“Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30. Të tre personat janë jashtë rrezikut për jetë. Fillimisht kanë marrë trajtim mjekësor në Kaçanik, ndërsa më pas janë dërguar në Spitalin Rajonal të Ferizajt”, ka thënë Gashi.







