Policia e Kosovës të mërkurën ka vazhduar aksionin e nisur muaj më parë nën dyshime për keqpërdorime në subvencione në bujqësi.

Aksioni policor tashmë ka nisur në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë, ku në muajin shkurt u arrestuan zyrtarë të shumtë me dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare – dhënie e marrje ryshfeti.

Në aksionin e asaj kohe ishin sekuestruar edhe vetura e ishin gjetur valixhe me para.

Aksioni pritet të zhvillohet edhe në komuna tjera.

Reporteri.net ka kontaktuar me zëdhënësin e Policisë së Kosovës, Baki Kelani, por ai ka thënë se është duke mbledhur informacion dhe do të njoftojë për pak minuta se për çfarë aksioni bëhet fjalë.

Pritet arrestimi i dhjetëra zyrtarëve.