Policia selektive e Kosovës, dënon qytetarën e thjeshtë, e kursen Ermal Fejzullahun

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot tek “Tre sheshirat” sipas Drenusha Bajramit që është edhe zyrtare në Ministrinë e Policisë, ku Policia e Kosovës e ka dënuar për një shkelje në trafik.

Deri këtu gjithçka është në rregull sipas Drenusha Bajramit, që madje edhe e pranon fajësinë me sinqeritet, por në të njejtin vend sipas saj ka qenë edhe këngëtari i njohur, Ermal Fejzullahu, që bëri të njejtën shkelje në trafik, por u amnistua nga patrulla e Policisë, transmeton Ballkani.info.

Ballkani.info ka kontaktuar qytetarën për të marrë verisionin e saj, derisa ajo thotë që sjellja e policisë nuk ka qenë aspak e mirë dhe pasi i ka pyetur pse amnistohet i lartëcekuri, ka marrë një përgjigjje kapadike: “Për qef”.
Raste të tilla të kapadaillëkut të Policisë kohëve të fundit janë vërë shumë shpesh në pahë, ku qytetarë të thjeshtë të vendit, thonë se mantel-kaltërtit nuk i ofrojnë siguri, por një frikë nga çdo përballje me ta.

Dëshmia e saj:

Në të njejtin vend ku unë u dënova që isha gabim unë, aty ishte edhe një VIP, saktësisht, Ermal Fejzullahu, por që ai nuk u denua, ndërsa unë po, pastaj dola nga vetura që ta pyes zotëriun në fjalë, pse ai jo e unë po, tha veq për qef, Policia jonë e Kosovës, bravo, dëshpërim total…

Gjatë rrugës për në stacion pas ftesës së Policisë, ishte Ermal Fejzullahu që kishte bllokuar rrugën, por që policia përveq lutjes ndaj tij dhe refuzimin që mori nga ai, nuk bëri asgjë, e lëre më ta dënojë.

Pa kënaqësia ime është selektimi ndaj qytetarëve e jo dënimi.

Zyrtarja e MD- Drenusha Bajrami