Drejtoria për hetimin e trafikimit me narkotikë, njësia rajonale Prishtinë, pas një hetimi ka realizuar një operacion policor lidhur me veprat penale për Blerje, Posedim, shitje dhe shpërndarje të paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge si dhe Mbajtje nën kontroll dhe shfrytëzim i paautorizuar i armëve i cili ka rezultuar me arrestimin e një person të dyshuar.
Siç njoftohet, është bërë kontrollimi i 4 lokacioneve (banesave) të personave të dyshuar të cilat i kanë përdorur për shitje dhe shpërndarje të narkotikëve.
Te i dyshuari E A. (1992) në momentin e ndalimit janë gjetur një (1) Revole e kalibrit 7.62 mm me dy karikator me gjithsej 16 fishekë të kalibrit 7.62 mm, një telefon i modelit Iphone 11, një çantë e zezë në cilën ishin 570 Euro para të gatshme si dhe një çelës i derës.
Gjatë realizimit të kontrollit në këto lokacione përveç të cekurave më lartë janë gjetur dhe sekuestruar edhe gjërat si në vijim:
- 11 paketime me narkotikë të dyshuar për kokainë me peshë 1054.5 gram,
- 1 (një) paketim në formë katrorë i mbështjellë me ngjitës ngjyrë e kafe, e mbushur me narkotikë të dyshuar kokainë me peshë 1246.6 gram,
- 3 (tre) paketime të mbushura me narkotikë të dyshuar për kokainë me peshë 208.6 gram
- 1 peshore digjitale ,,SCALE’
- 1 Veturë e tipit Mercedes G-KLAS e blinduar
- 1 veturë e tipit AlfaRomeo
- Një pushkë automatike me bajonetë AK-47 me kalibër 7.62 mm, me dy karikator me 58 fishekë të kalibrit 7.62 mm e gjetur në bagazhin veturës.
- Revole e kalibrit 9X19mm me 14 fishekë të kalibrit 9X19 mm,
- Peshore Digjitale CEG Model :
- Tiketë e trafikut e Policisë së Kosovës e të dyshuarit F. U .
- Dy çelësa të veturës dhe një çelës i skuterit,
- 6 (gjashtë fishek) të kalibrit 7.62 mm dhe një komplet për pastrimin e armëve,
- 9 (nëntë) copë çelsa të dyerve të ndryshëm
- Pasaportë e shpuar e lëshuar nga Republika e Maqedonisë së Veriut
- Patentë shofer i lëshuar nga Republika e Kosovës
- tre çelësa , dy të dyerve dhe një elektronikë
- një fishek i kalibrit 9×19 mm
- Pajisje për gjetjen e përgjuesve .
- një (1) ,,Skalperë’’
Personi i dyshuar E.A është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, përderisa lidhur me këtë rast është intervistuar edhe një femër e mitur e cila pas intervistimit në prezencë te prindit është liruar.
Rasti është në proces hetimor nga njësia kompetente.







