Policia

Policia sekuestron gjashtë tonë kokainë

Më shumë se gjashtë tonë kokainë, e fshehur në një ngarkesë me banane, u sekuestrua në Spanjë dhe 16 persona janë vënë nën arrest, përfshirë trafikantë të dyshuar holandezë, të shpallur në kërkim në Holandë, njoftuan sot forcat spanjolle të rendit.

”Ky operacion mundësoi shkatërrimin e një rrjeti trafikantësh të organizuar nga kriminelë të njohur holandezë, të cilët banonin në Kosta del Sol në jug të Spanjës, të specializuar për futjen e kokainës në Spanjë dhe në Holandë”, sipas deklaratës së përbashkët të policisë dhe Gardës Civile.

‘’Disa konsideroheshin si objektivat kryesore nga autoritetet policore në Holandë’’, sipas këtij burimi.