Policia publikon emrat dhe fotot e personave më të rrezikshëm në Gjirokastër

Ditën e sotme Policia e Shtetit ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për denoncimet e vendndodhjes së personave më të rrezikshëm në qytetin e Gjirokastrës.

Bëhet fjalë për 12 persona të dënuar dhe akuzuar për vepra të rënda penale, si vrasje, trafik i lëndëve narkotike, grabitje me dhunë e të tjerë.

Për pasojë autoritetet policore kanë publikuar fotot, emrat dhe akuzat që rëndojnë mbi 12 persona më të rrezikshëm të Gjirokastrës.

“Ja 12 personat e kërkuar në qarkun e Gjirokastrës. Policia e Shtetit fton cilindo që ka dijeni mbi vendndodhjen e tyre të telefonojë Policinë në numrin pa pagesë 112, duke ju garantuar anonimatin. Ndihmo dhe ti në sigurinë publike”, thuhet në njoftimin zyrtar.