Flora Ahmeti, zëdhënëse në policinë rajonale të Prishtinës, ka konfirmuar se rreth orës 18:00 policia ka pranuar një informatë për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve, në Prishtinë.

Lidhur me rastin, Ahmeti tha se menjëherë policia ka ndërrmarë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë.

“Në një perimetër të caktuar ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës”, tha Ahmeti.