Policia pranon donacion të rëndësishëm nga Ambasada gjermane

Ambasada Gjermane i ka dhuruar Kosovës një donacion në vlerë mbi 240 mijë eurove.

Me këtë rast, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti tha se ky donacion është shumë i rëndësishëm për ta, ndërkohë ka siguruar që do të shfrytëzohen për të mirën e qytetarëve.

“Policia e Kosovës ato donacione që i ka pranuar do ti përdor që të jenë në benefit për banorët e Kosovës, Gjermanisë dhe rajoneve”, tha ai.