Policia e Kosovës

Policia po kërkon të dyshuarin për plagosjen e kushëririt të Behgjet Pacollit

Policia ende nuk ka rënë në gjurmët e të dyshuarit për plagosjen e kushëririt të ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacollit, Osman Pacolli.

Në një përgjigje për KALLXO.com, Zyra për Informim në Rajonin e Prishtinës ka thënë se i dyshuari ende është në arrati.

“Sa i takon personit për të cilin po pyesni, i njëjti ende nuk është arrestuar është në kërkim nga ana e Policisë së Kosovës”, thuhet në përgjigjen e PK-së, për KALLXO.com.

Orët e mbrëmjes së 16 shtatorit, Osman Pacolli ishte plagosur me tre plumba në këmbë.

Ngjarja kishte ndodhur brenda një lokali në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.

I dyshuari për plagosjen është personi me inicialet A. M.

I dyshuari që nga data 16 shtator është në arrati dhe po kërkohet nga policia.