Policia po kërkon katër burra nga Peja, rrahën dy vajza

Policia e Kosovës ka njoftuar përmes raportit 24-orësh se ka arrestuar një person në Pejë të komunitetit egjiptian pasi që i njejti së bashku me katër persona të tjerë kanë sulmuar dy viktima të komunitetit rom.

Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, derisa, pas intervistimit i arrestuari është dërguar në mbajtje.

Të njejtët janë ende në kërkim të të katër të dyshuarve të tjerë që gjenden në arrati.

“ Është arrestuar i dyshuari mashkull/K egjiptian, pasi që i ka sulmuar së bashku me katër të dyshuar tjerë dy viktimat femra k/rome. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje, kurse katër të dyshuarit e tjerë gjenden në arrati’, shkruhet në njoftimin e policisë.

loading…