Policia e Kosovës ka bërë të ditur se po e heton vdekjen e një fëmije nga Malisheva.

Sipas raportit të PK-së, i mituri ishte rrëzuar në shtëpi dhe po trajtohej në QKUK.

Raporti i plotë:

HETIM I VDEKJES

Malishevë 16.09.2024-14:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, i mitur i cili ishte duke u trajtuar në QKUK si pasojë e lëndimeve të marra pasi ishte rrëzuar në shtëpinë e tij sot me datën 18.09.2024 ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.