Policia e Kosovës me një komunikatë për media ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për kapjen e një personi.
Sipas policisë ai dyshohet për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”.
Ai dyshohet ta ketë bërë veprën penale në një nga qendrat tregtare në dalje të Prishtinës.
Njoftimi i plotë:
Prishtinë, 26 janar 2024- Policia e Kosovës, respektivisht Stacioni policor i Graçanicës, mbështetur në autorizimin e nxjerrë nga Prokuroria Themelore – Departamenti i Përgjithshëm në Prishtinë, në mbështetje të nenit 76, paragrafi 2, i KPP-së, lidhur me zbatimin e nenit 71, paragrafi 4.1, 4.12 të KPPRK-së, dhe në harmoni me nenin 8 të KEDNJ-së, paraqet para jush fotografinë e të dyshuarit të shpallur në kërkim, i dyshuar për implikim në veprën penale;
“Shpërdorimi i pasurisë së huaj”, konform nenit 318 të KPRK-së.
Me qëllim të zbatimit efikas të procedurës, në hetimin që po zhvillohet për rastin “Shpërdorimi i pasurisë së huaj” të ndodhur më 22.07.2023, në një dyqan në qendrën tregtare Prishtina Mall, kërkojmë nga publiku i gjerë kontributin qytetar që me informacionet e tyre të ndihmojnë në drejtim të identifikimit të personit të dyshuar sipas tipareve fizike apo lokalizimin e vendndodhjes së të dyshuarit të shpallur në kërkim.
Ne vlerësojmë lartë bashkëpunimin me komunitetin për një shoqëri pa krim, andaj presim që informacionet tuaja t’i kontribuojnë identifikimit dhe arrestimit sa më të shpejtë të të dyshuarit.
Për informacione ju lutem na kontaktoni direkt në: E-mail: [email protected].
VIDEO BONUS: Komandanti i UÇK-së, Talat Xhaferi do të jetë kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut







