Ka ndërruar jetë personi që dyshohet të ketë plagosur me armë zjarri dy gra sot në Fushë Kosovë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se i dyshuari ka hasur në rezistencë përgjatë tentimit për arrestim dhe ka shtënë me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policorë.

“Për rrjedhojë, i dyshuari i armatosur, në përpjekje për t’iu shmangur arrestit policor në rrugën “Fehmi Lladrovci” në Fushë Kosovë, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të policisë duke rrezikuar drejtpërsëdrejti jetën e policëve si dhe qytetarëve përreth, dhe me këtë rast ka bërë të domosdoshëm dhe të pashmangshëm ndërmarrjen e të gjitha veprimeve policore në përputhje me autorizimet tyre”, ka bërë të ditur Policia për Demokracia.com.