Policia për 24-orë shqipton 1,338 tiketa të trafikut

Në 24-orët e fundit, Policia e Kosovë ka bërë të ditur se ka shqiptuar edhe 1 mijë e 338 tiketa trafiku, për shoferët të cilët nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.

Policia thotë se kanë ndodhur 50 aksidente trafiku, 12 prej tyre me persona të lënduar kurse në 38 tjerë raportohet vetëm për dëme materiale.

Po ashtu, në ditën e djeshme janë arrestuar edhe 11 persona, ku 6 prej tyre janë dërguar në mbajtje.