Lajmi i fundit

Policia: Pas çaktivizimit të eksplozivit, lirohet rruga Prishtinë-Mitrovicë

Policia e Kosovës ka gjetur dhe konfiskuar rreth 15 kilogramë eksploziv në rrugën për në Gazimestan, në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, për Ballkani.info ka thënë se mjeti shpërthyes është çaktivizuar rreth orës 20:00 dhe se rruga Prishtinë–Mitrovicë është liruar për qarkullim.

Eksplozivi është gjetur skaj rrugës magjistrale Prishtinë-Mitrovicë, në fshatin Mazgit.

Më herët Policia e Kosovës ka treguar se njësitet policore janë në vendin e ngjarjes, teksa ka shtuar se informatën për mjet të dyshimtë e kanë marrë rreth orës 14:00. /Ballkani.info/