Policia nuk i ndalë aksionet kundër lokaleve të lojërave të fatit

Në Vrellë janë arrestuar dy persona në natën mbrëmshme pasi që nga njësitë policore është gjetur i hapur një lokal duke punuar si bastore sportive.

Siç ka njoftuar Policia, njëri prej të dyshuarve është pronar i lokalit i cili nuk posedonte leje pune, ndërsa i dyshuari i dytë ishte punëtor në këtë lokal. Inspektorët Komunal kanë konfiskuar pajisje elektronike dhe gjithashtu lokali është mbyllur nga inspektorët komunal.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Policia ka hapur rast për ‘organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’.