Dhuna në familje

Policia njofton për dy raste të dhunës në familje

Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të dhunës në rajonin e Prishtinës.

Siç njofton policia, lidhur me rastet ka arrestuar personat e dyshuar.

Rastet e dhunës kanë ndodhur ditën e shtunë.

Prishtinë 03.11.2023 – 00:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për arsye se kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare me të cilën bashkëjeton. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Lipjan 03.11.2023 – 19:00. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një fjalosje është rrahur nga i dyshuari mashkull kosovar (babai i tij). Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.