Policia njofton kandidatët për policë rreth intervistës

Policia e Kosovës ka ftuar në intervistë me gojë, të gjithë kandidatët të cilët me sukses kanë kaluar testin e shkathtësive fizike.

Vendi i mbajtjes së intervistës me gojë është në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, Administrata e PK-së në Prishtinë.

Sipas orarit të paraqitur në listat e publikuara në ueb faqen zyrtare të Policisë së Kosovës, në adresën: www.kosovopolice.com dhe në të gjitha Drejtoritë Rajonale të Policisë së Kosovës. Kandidatet ditën e zhvillimit të intervistës duhet te paraqiten se paku 15 minuta para kohës se caktuar dhe duhet të kenë me vete:

1. Numrin e aplikacionit,

2. Letërnjoftimin ose pasaportën e Republikës së Kosovës.

Listat mund t’i shihni këtu: https://goo.gl/p9GYx4.