Për vdekjen e një gruaje në rrugën “Ilaz Kodra” në Prishtinë është hapur rast në polici.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësit përkatëse policore dhe ato mjekësore.

“HETIM I VDEKJES /Rr. Ilaz Kodra, Prishtinë 22.110.2022 – 20:20. Është raportuar se viktima femër kosovare ka humbur jetën. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësit përkatëse policore dhe ato mjekësore”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas policisë me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion./Ballkani.info