Policia nis hetimet për sulmin ndaj gruas rome në Lipjan

Policia e Kosovës po e heton rastin e sulmit ndaj gruas rome, që ndodhi sot pasdite në Lipjan.

Lajmin e ka konfirmuar për mediat, zëdhënësja e PK-së, Flora Ahmeti.

Z. S. u sulmua nga një grup fëmijësh pasi që gjatë ditës në rrjete sociale u përhapën dezinformata, se ajo rrëmbente fëmijë.

Më herët gjatë ditës, Policia kishte konfirmuar se personi në fjalë nuk dyshohej për asnjë vepër kriminale.

E riatdhesuar nga Belgjika, gruaja rome ishte parë brenda pak kohësh në disa qytete të Kosovës, dhe ishte fotografuar e tallur nga të rinj në grupe të ndryshme online.