Policia në zbatim të masave, po viziton në shtëpi personat që e kanë obligim të vetizolohen

Drejtoria Rajonale e  Policisë në Pejë, me angazhime të shtuara  është duke vazhduar me zbatimin  dhe implementimin e masave kundër Covid-19.

Në kuadër të zbatimit dhe implementimit të masave  kundër Covid-19, zyrtarët policorë të Drejtorisë Rajonale në Pejë, janë angazhuar në monitorimin e personave në “vetëzolim”

Ditëve të fundit kemi një rritje të personave të cilët nuk e respektojnë masën e vetizolimit,  andaj me qëllim të mbrojtjes dhe mospërhapjes së pandemisë, në kuadër të angazhimeve policore, bazuar në planin e veprimit operativ po ndërmerren masa duke përfshirë, vizita dhe kontrolle verifikuese në lokacione shtëpi/banesa të personave në vetëizolim.

Kontrollet realizohen nga zyrtar policorë, me qëllim të verifikimit  që masat e shqiptuara për persona në vetëizolim të jenë në përputhje me afatin e përcaktuar kohorë nga IKSHPK, si masë  parandaluese. 

Policia e Kosovës me këtë rast apelon tek te gjithë qytetarët që ti respektojnë vendimet e Qeverisë, dhe të IKSHPK-se. Vetëm kështu mund ti ulim shifrat e te infektuarve dhe ta mbrojmë shëndetin publik.