Zyrtarët e Policisë së Kosovës, diku vetëm e diku me zyrtarë nga institucionet përkatëse, kanë vazhduar punën në teren në zbatim të vendimeve të institucioneve dhe ligjit Anti Covid-19.

Policia, duke postuar edhe disa fotografi thotë se është në krye të realizimit të detyrave e obligimeve që ka karshi ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike dhe jetës së qytetarëve.