Policia në Pejë kontrollon dhomën e dy pejanëve, gjen atë që s’e kishte menduar kurrë

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona gjatë ditës së djeshme në Pejë ,sipas policisë përmes rrugëve operative ka siguruar informacion se një i dyshuar me datën 09.11.2019 në një lokal në Pejë ka ekspozuar armën, pasi që i njëjti kishte pasur një mosmarrëveshje me disa persona.

Me të marrë informatën e lartcekur fillimisht është arrestuar i dyshuari i parë G. K. I lindur me 1984 m/k/sh, i cili menjëherë ka pranuar se në posedim kishte një armë, mirëpo tënjëjtën armë ia ka dhënë për ta ruajtur i dyshuari i dytë A. V. i lindur me 2000 m/k/sh. Njësitetpolicore në bashkëpunim me prokurorin e Shtetit pas identifikimit të vendbanimit të të dyshuarittë dytë kanë shkuar tek shtëpia e tij dhe pas kontrollit në dhomën e fjetjes kanë gjetur dhe kanë sekuestruar:

 një (1) armë të gjatë gjysmë automatike së bashku me dy (2) karikatorë

 një (1) pistoletë M-57, cal 7.62 mm së bashku me një (1) karikator

 gjashtëqind e nëntëdhjetë e dy (692) fishekë të cal.7.62×39 mm

 njëzet e një (21) fishekë të cal.7.62×25 mm

 dhjetë (10) fishekë të armës me gas

Të dyshuarve me urdhër të prokurorit të shtetit u është caktuar masa e ndalimit prej 48-orësh.

loading…