Pejë

Policia në Pejë arreston personat që vodhën ari

Policia e Kosovës në Pejë, ka arrestuar disa persona te dyshuar për vepra të ndryshme penale si: dhunë në familje, vjedhje e rëndë dhe shtrëngim si dhe kanë konfiskuar edhe një sasi të konsiderueshme të armëve dhe municionit.

Po ashtu, sektori i hetimeve ka arrestuar personat e dyshuar për vjedhjen e disa telefonave dhe stolive të arit në vlerë prej 4600 eurove.