Policia: Në një kishë në Kllokot u vodhën 16 euro

Policia e Kosovës raporton për një vjedhje që ka ndodhur në kishën e fshatit Grncar të Kllokotit, më 3 dhjetor ku dyshohet se persona të dyshuar kanë vjedhur disa para.

Sipas Policisë që këtë ngjarje e cilëson si vjedhje të rëndë të dyshuarit kanë hyrë nëpërmjet dy dritareve dhe kanë kryer vjedhjen e parave në vlerë prej rreth   dy mijë dinarëve, (afërsisht rreth 16 gjashtëmbëdhjetë euro).

Në vendin e ngjarjes përveç njësiteve për hetimin e krimit, njësitit të forenzikes së nivelit rajonal, janë angazhuar edhe njësite policore nga krimet e rënda të nivelit qendror, me qëllim të zbardhjes sa më parë të këtij rasti.

Të gjitha veprimet policore janë ndërmarr sipas procedurave të parapara ligjore dhe në konsultim me prokurorin kujdestar, është intervistuar pala ankuese i cili ka deklaruar se përpos dëmtimit (thyerjes) së dy dritareve dhe vlerës së parave të cekura nuk është shkaktuar ndonjë dëm tjetër.