Policia në kërkim të personave që i dëmtuan veturën qytetarit dhe kanosën zyrtarët policorë me AK-47
Një qytetar në Podujevë ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje dy të dyshuar meshkuj i kanë dëmtuar veturën e tij.
Të dyshuarit duke e drejtuar armën (AK-47) i kanë kanosur zyrtarët policorë dhe janë larguar në drejtim të panjohur.
Me vendim të prokurorit është bastisur shtëpia e të dyshuarve, por nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.
Të njëjtit gjenden në kërkim policor kurse rasti është nën hetime nga njësitë relevante.