Policia në Indonezi kap 2.5 tonë drogë, vret një person e arreston 17

Policia në Indonezi ka njoftuar se ka vrarë një person dhe ka arrestuar 17 të tjerë si pjesë e një aksioni në të cilin kapi më shumë se 2.5 tonë metafemtaminë me origjinë nga Afganistani.

Policia ka thënë se ngarkesën e parë prej më shumë se 1278 tonësh e kishte gjetur në Aceh Besar më 10 prill. Pesë ditë më pas, Policia ndali edhe 1267 tonë të tjerë.

Autoritetet kanë njoftuar se gjatë aksionit të arrestimit kanë qëlluar një nga të dyshimtit për vdekje. Të dyshuarit janë nga Indonezia, ndërsa njëri është nigerian.

Lidhja e këtij grupi ishte gjashtë persona që tashmë janë të burgosur. Rrjeti i drogës besohet se kishte të përfshirë edhe njerëz nga Afganistani, Nigeria dhe Malajzia.

Indonezia ka ligje strikte kundër drogës dhe trafikantët shpesh edhe ekzekutohen.

Më shumë se 150 persona tashmë janë vrarë për krime me drogë dhe një e treta e tyre janë të huaj.