Policia e Kosovës për rajonin e Prishtinës gjatë ditës së djeshme ka arrestuar një person në Fushë Kosovë.
Ndaj të dyshuarit, sipas policisë besohet se i njejti në rrjetet sociale kishte shpërndarë disa incizime me përmbajtje abuzive seksuale të fëmijëve.
Por ky person me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Njoftimi i plotë i policisë:
KEQPERDORIM I FEMJEVE NE PORMOGRAFI/Fushë Kosovë 06.03.2023 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti në rrjetet sociale kishte shpërndarë disa incizime me përmbajtje abuzive seksuale të fëmijëve. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.







