Policia e Kosovës

Policia në Ferizaj: Vetëm në muajin dhjetor janë shqiptuar gati 6 mijë gjoba për kundërvajtje

Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt ka dalë me komunikatë lidhur me gjobat për muajin dhjetor të vitit 2023.

Bëhet e ditur se për tejkalim të shpejtësisë për një muaj janë shqiptuar 1653 gjoba, derisa për mos përdorim të rripit të sigurisë 592 gjoba.

Në njoftim thuhet se janë hequr 50 patentë shoferë përgjatë këtij muaji.

Gjatë muajit dhjetor-2023 policia rajonale e Ferizajt ka shqiptuar 5906 gjoba për kundërvajtje, ndërsa ka hequr edhe 50 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion, ku parashihet masa mbrojtëse heqje e patentë shoferit.

Disa nga kundërvajtjet e shkaktuara në komunikacionin rrugor:

– Tejkalim i shpejtësisë, 1653 gjoba
– Mos përdorimi i rripit të sigurisë, 592 gjoba
– Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes, 405 gjoba
– Skadimi i afatit të regjistrimit të automjetit, 332 gjoba
– Xhamat e errët , vendosja e foljes ose materialit tjetër, 244 gjoba
– Drejtimi i mjetit pa patentë shofer, 204 gjoba
– Tejkalim në vijë të plotë, apo vend të ndaluar, 41 gjoba
– Kyçja e pa rregullt në rrugën kryesore, 21 gjoba
– Drejtimi  i automjetit nën ndikimin e alkoolit, 11 gjoba
– Mjetet pjesëmarrëse në trafik pa sinjalizim të duhur ndriçues, 8 gjoba
– Të tjera , 2395 gjoba

Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes.

BONUS VIDEO: Jasharaj: Kurti dhe Nagavci vazhdojnë me inate, testi PISA nuk kërkon definicione dhe mësim përmendësh