Përveç arrestimit të tre personave, njësitet policore tashmë kanë nisur aksionin për kapjen e të dyshuarit të katërt lidhur me vrasjen e trefishtë në Gllogjan.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se provat e grumbulluara deri më tani mbështesin dyshimin e bazuar se të arrestuarit mund të jenë përfshirë në vrasjen e shoferit të autobusit dhe dy nxënësve.

Në konferencën e jashtëzakonshme që do të mbahet nga ora 21:30, pritet të marrë pjesë kryeprokurori i shtetit, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë dhe udhëheqësi i hetimeve nga Policia.