Policia në aksion, arreston 5 persona që ishin në kërkim

Gjatë ditës së djeshme Policia e Kosovës ka kryer një aksion në lokacione të ndryshme me ç’rast ka arrestuar pesë persona që kishin urdhëresë nga gjykata.

Sipas njoftimit, dy persona janë arrestuar në rajonin e Prishtinës, një në Gjilan, Prizren e Ferizaj.

Policia ka bërë të ditur se të gjithë të arrestuarit janë dërguar në vuajtje të dënimit.

Në Prishtinë në ora 16:10, Policia ka arrestuar një person të dyshuar me urdhër të Gjykatës Themelore të Ferizajt dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në qendrën korrektuese të burgut në Dubravë.

Po ashtu, në Prishtinë është arrestuar edhe një tjetër person në ora 18:40. Sipas Policisë i njëjti është arrestuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, dega në Lipjan dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Arrestimi tjetër ka ndodhur në qytetin e Gjilanit në ora 15:00 në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Ndërkaq në qytetin e Ferizajt Policia ka arritur që të dielën në orët e vona të mbrëmjes ta arrestojë një person në bazë të disa urdhëresave të lëshuara nga Gjykata Themelore në Ferizaj dega në Kaçanik dhe në Shtime dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Arrestimi i fundit ka ndodhur në qytetin e Prizrenit, përkatësisht në fshatin Hoqë. I dyshuari është arrestuar në bazë të urdhëresës të lëshuara nga Gjykata Themelore në Prizren dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në qendrën e paraburgimit në Prizren