Policia në aeroport ia konfiskon shtetasit gjerman një thikë

Policia e Kosovës ia ka konfiskuara një thikë një shtetasi gjerman.

Konfiskimi ka ndodhur në Aeroportin e Prishtinës.

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

Aeroporti i Prishtinës 31.10.2022 – 09:15. Njësitë policore gjatë kontrollit në valixhen e të dyshuarit mashkull shtetas i Gjermanisë kanë gjetur dhe konfiskuar një armë të ftohtë (thikë). Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.