Policia në 24 orët e fundit ka shqiptuar 1735 tiketa trafiku

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, Policia ka shqiptuar njëmijë e 735 tiketa trafiku.

Në raportin e Policisë njoftohet se aksidente me të lënduar kanë qenë 17 kurse me dëme materiale 35 aksidente.

Një aksident ka qenë me fatalitet.

Nga policia e Kosovës janë arrestuar 33 persona, 21 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 10 persona janë në vuajtje të dënimit.

loading…