Policia ndalon tri dasma në Suharekë, dënohen me kaq para

Më  11 prill 2021, policia në Suharekë kishte marre informacion se në tri raste kishte të organizuara ahengje familjare (dasma) në kundërshtim më Vendimin e Qeverisë Nr.01/05 dhe ligjit Nr.07/L-006 për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19.

Në këto raste policia kishte intervenuar menjëherë, duke ndaluar aktivitetin e menjëhershëm dhe duke vepruar në bazë të ligjit, ku sipas dispozitave organizatorët janë ndëshkuar më tiketa në vlerë prej 200 euro.

 Gjithashtu policia ka monitoruar dhe kontrolluar lokalet e gastronomisë, nga të cilët ka kërkuar të respektohen Vendimi i Qeverisë dhe rekomandimet e IKSHP-së. Në lidhje më këtë policia ka asistuar Inspektoret Komunal në një rast dhe ka shqiptuar 18 tiketa për mos mbajtje të maskës.

 Policia e Kosovës është e përkushtuar maksimalisht që në mënyrë profesionale të zbatoj Vendimet e Qeverisë dhe rekomandimet profesionale të IKSHP-së, në mënyrë që kontributi zyrtar i policisë të ndikoj në uljen dhe parandalimin e shpërndarjes së virusit COVID-19.