Në “Rrugën B” në Prishtinë dy njehsorë elektrikë janë përfshirë sonte nga zjarri.
Banorët ishin evakuar nga ndërtesa, derisa ekipet e zjarrëfikësve dhe policia kishin arritur në vendin e ngjarjes.
Lajmin për Ballkani.info e ka konfirmuar zëdhënsja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti ka thënë se tashmë zjarri është lokalizuar dhe se policia e zjarrëfikësit kanë dal në vendin e ngjarjes.
“Dy njehsor elektrikë janë përfshirë nga flaka. Policia dhe zjarrëfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes. Zjarri është lokaizuar me rastin po merren njesitet policore”, ka thënë Ahmeti. /Ballkani.info/







