Policia ‘lëshon dorën’, shqipton rreth 1800 tiketa

Rreth 1 mijë e 800 qytetarë gjatë ditës së djeshme kanë shkelur rregullat në trafik.

Gjatë së enjtes, qytetarët e Kosovës nuk kanë qenë aspak të kujdesshëm në respektimin e rregullave të trafikut rrugor.

Policia e Kosovës ka njoftuar se Njësiti i Trafikut Rrugor gjatë së enjtes ka shqiptuar 1 mijë e 759 tiketa për shkelje të ndryshme të rregullave në trafik.